Çmimet e naftës kanë rënë këtë mëngjes. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte bruto Brent ra me 0,96 për qind, në 91,90 dollarë, ndërsa në tregun amerikan, një fuçi e naftës së markës WTI u ul me 0,94 për qind, në 85,70 dollarë.

Ndërkohë, në tregjet valutore, dollari amerikan ndaj shportës së valutave arriti nivelin më të lartë që nga prilli i vitit 2025, pasi investitorët janë pothuajse të sigurt se Banka Qendrore Amerikane do t’i rrisë normat e interesit me 0,25 pikë përqindjeje në dhjetor.

Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e monedhës amerikane kundrejt gjashtë valutave kryesore botërore, këtë mëngjes ishte rreth 103,02 pikë, ndërsa dje në të njëjtën kohë ishte 102,30 pikë.

Njëkohësisht, kursi i dollarit ndaj jenit japonez u rrit nga 158,75 jenë, sa ishte dje, në 159,65 jenë.

Lexo edhe
Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi
Monedha amerikane u forcua edhe ndaj euros, duke bërë që vlera e euros të bjerë në 1,1080 dollarë, krahasuar me 1,1165 dollarë sa ishte dje në të njëjtën periudhë të tregtimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume