Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkë me deputeten Kaltrina Beqiri dhe zv/kryetarin e Tetovës Albi Qamili, kanë vizituar kompaninë “Kiel Maqedoni” në Tetovë, ku ka theksuar rëndësinë e investimeve të huaja në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e industrisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë vizitës, ministri Durmishi u njoh nga afër me kapacitetet prodhuese të kompanisë, e cila ka realizuar investime prej mbi 11 milionë eurosh në objektin ekzistues në ZZHTI Tetovë, ndërsa ka vendosur edhe një linjë të re të automatizuar të lyerjes me pluhur, investim ky në vlerë prej rreth 1,5 milionë eurosh.

Durmishi theksoi se “Kiel Maqedoni” është shembull konkret i një investimi të huaj që jo vetëm ka arritur të zhvillohet me sukses, por vazhdon të zgjerojë kapacitetet dhe të krijojë perspektivë për punësime të reja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume