Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka regjistruar disa raste kriminale në pjesë të ndryshme të vendit, ku janë përfshirë vepra penale që lidhen me drogën, armët, dhunën në familje, vjedhjet dhe aksidentet në komunikacion informon Tetovasot.

Në lokacione të ndryshme në Shkup, më 11 dhe 12 nëntor, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria gjashtë persona: A.P. (28), A.I. (39), S.S. (40), S.S. (34) nga Shkupi, si dhe dy shtetas të Turqisë me qëndrim në Shkup, A.J. (36) dhe S.K. (24). Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume