Frenkie de Jong mund të jetë njëri prej emrave të mëdhenj që do të jetë në qendër të merkatos së ardhshme të transferimeve.
Mesfushori holandez i Barcelonës ka tërhequr interesimin e Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit, të cilat po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e sheh De Jongun si një përforcim të mundshëm për mesfushën, veçanërisht në rast se Martin Zubimendi vendos të largohet nga Londra.
Në anën tjetër, edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është admirues i profilit të mesfushorit holandez dhe dëshiron ta ketë në skuadrën e tij.
Megjithatë, të dy klubet janë ende në pritje të një sinjali nga vetë futbollisti, pasi fillimisht duan të kuptojnë nëse De Jong është i gatshëm të largohet nga Barcelona.
Për momentin nuk ka negociata të avancuara, por interesimi nga dy gjigantët evropianë mund ta bëjë të ardhmen e holandezit një prej temave kryesore të merkatos.