Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore 1:2 në udhëtim ndaj Turqisë, në një përballje interesante të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi. Ylli i Real Madridit, Arda Güler, realizoi në minutën e 20-të për 1:0, duke i dhënë avantazhin Turqisë.

Megjithatë, përgjigjja e belgëve ishte e menjëhershme. Kevin De Bruyne barazoi shifrat në minutën e 27-të, ndërsa vetëm tri minuta më vonë, Charles De Ketelaere realizoi për 1:2.

Kështu, Belgjika arriti ta përmbysë rezultatin brenda pjesës së parë, duke shkuar në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, Turqia tentoi të rikthehej në lojë, por belgët u treguan të kujdesshëm dhe arritën ta ruajnë epërsinë deri në fund të takimit.

Me këtë triumf, Belgjika arkëton tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, ndërsa Turqia mbetet pa pikë në këtë përballje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume