Sot në vend pritet mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të rastit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, e cila herë pas here do të forcohet përgjatë lumit Vardar.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe kushte për shi të lehtë. Do të fryjë erë veriore mesatare deri e fortë, dhe temperatura do të lëvizë nga minimumi 10 deri në maksimum 13 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së nesër pasdite priten përsëri reshje të rastit.

Nga fillimi i javës së ardhshme të punës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Më shumë reshje priten në mesin e javës, kur do të ketë shi më të bollshëm, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.

Në periudhën në vijim, do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume