Siç paralajmërova dje, gradualisht, projekt pas projekti, do t’i përfundojmë projektet që janë në realizim dhe do t’i nisim ato që ende nuk kanë filluar. Siç tha edhe kryetarja e komunës, bëhet fjalë për një projekt ku kemi bashkëpunim të qartë mes Qeverisë dhe komunës. I gjithë projekti ka një rëndësi të madhe për këtë pjesë të Komunës së Kisella Vodës, sepse deri më tani këtu ka munguar uji i pijshëm. Ky problem më në fund do të mbyllet. Pasi të përfundojë instalimi nëntokësor, hapi i radhës do të jetë shtrimi i rrugës me asfalt të ri.

Kështu që, po punohet me plan dhe në mënyrë sistematike. Nevojat janë të qarta, ndërsa detyra dhe synimi ynë si Qeveri është t’u përgjigjemi këtyre nevojave sipas mundësive tona dhe shpresoj se deri tani e kemi bërë këtë.

Dua të falënderoj kryetaren e komunës, këshilltarët që e mbështesin punën e saj, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, kolegët në Qeveri dhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Siç thashë, ky është një projekt i përbashkët dhe është mirë që kjo sinergji funksionon edhe në terren dhe po realizohen projekte të tilla. Ne si Qeveri do të vazhdojmë të realizojmë projekte që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume