Sipas mediave zviceriane, ky vend po përballet me një valë të shtuar të spiunazhit të huaj, krimeve e sulmeve kibernetike dhe rrezikut nga radikalizimi online i të rinjve. Kështu ka deklaruar Serge Bavaud, drejtori i Shërbimit Informativ të Konfederatës (NDB), në një intervistë për gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), me rastin e njëvjetorit të marrjes së detyrës.
Policia irlandeze çaktivizon një pajisje të dyshimtë shpërthyese funksionale
Sipas deklaratave që Bavaud ka dhënë për Neue Zürcher Zeitung, Zvicra është kthyer në një objektiv të rëndësishëm për shërbimet e huaja të inteligjencës, veçanërisht ato nga Rusia, Kina dhe Irani. Qendra financiare, organizatat ndërkombëtare, universitetet elitare dhe ekonomia e fuqishme e bëjnë Zvicrën tejet tërheqëse për këto shtete, të cilat po përgatiten për konfliktet e së ardhmes ku epërsia teknologjike do të jetë vendimtare.