Një thesar i jashtëzakonshëm prej ari, i zbuluar më shumë se 60 vite më parë në Spanjë, ka fshehur një sekret që shkencëtarët arritën ta zbulojnë vetëm pas analizave të hollësishme. Mes objekteve të çmuara ndodheshin edhe dy pjesë të prodhuara nga material me origjinë jashtëtokësore.

Bëhet fjalë për Thesarin e Villenës, një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të Epokës së Bronzit në Europë.

Thesari u zbulua në dhjetor të vitit 1963 nga arkeologu José María Soler García, në qytetin Villena të provincës Alicante.

Ai përbëhej nga rreth 60 objekte me peshë totale afro 10 kilogramë, prej të cilave rreth 9 kilogramë ishin ar i pastër.

Mes tyre gjendeshin enë, byzylykë, objekte prej argjendi dhe disa pjesë hekuri.

Por pikërisht dy objekte të errëta, një shirit metalik i përkulur dhe një sferë e vogël e zbrazët, tërhoqën vëmendjen e studiuesve.

Analizat kimike zbuluan se ato ishin prodhuar nga hekur meteorik, material që kishte mbërritur në Tokë përmes një meteoriti.

Zbulimi konsiderohet i jashtëzakonshëm, pasi në atë periudhë përpunimi i hekurit nga mineralet tokësore nuk ishte përhapur ende në Europën Perëndimore.

Për komunitetet e lashta, hekuri i ardhur nga qielli ishte jashtëzakonisht i rrallë dhe mund të kishte vlerë më të madhe se ari.

Megjithatë, historia e thesarit mori një tjetër kthesë dramatike në gusht, kur ai u vodh nga Muzeu i Villenës.

Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e objekteve rreth 3 mijëvjeçare u zhduk gjatë një grabitjeje që zgjati vetëm katër minuta.

Vlera e tyre monetare llogaritet në miliona, ndërsa rëndësia historike dhe arkeologjike konsiderohet e pallogaritshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume