Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për Gazetën Panorama Online se Pandeli Majko ka paralajmëruar ekzistencën e disa filmimeve kompromentuese, ku sipas informacioneve që ai pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko, sipas burimeve të Gazetës Panorama.al brenda PS-së.

Në këtë mënyrë, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet e tyre përpara publikimit të mundshëm të pamjeve.

Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e socialistëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume