Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës

.Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë.Roli i ish-ministrit në rastin që po hetohet ende nuk është i qartë.

Sipas burimeve të KALLXO-s, bëhet fjalë për një rast që lidhet me shitjen e sasive të vogla të kokainës në Prishtinë.

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës.Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë.

Roli i ish-ministrit në rastin që po hetohet ende nuk është i qartë. Sipas burimeve të KALLXO-s, bëhet fjalë për një rast që lidhet me shitjen e sasive të vogla të kokainës në Prishtinë.Avokati i Astrit Haraqisë, Korab Bokshi, e ka konfirmuar arrestimin e klientit të tij, duke thënë se ai është intervistuar nga Policia dhe se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Është e vërtetë që Astritin e kanë arrestuar mbrëmë. E kanë intervistuar, për efekt të hetimit nuk do të hyja në detaje, por e kanë ndërlidhur me disa vepra kinse ka të bëjë me kontrabandim të narkotikëve. E kanë pyetur për disa persona, kinse ky si figurë publike i njeh, disa nuk i njeh.” – ka deklaruar Bokshi.Avokati ka bërë të ditur se Policia ka bastisur edhe banesën e Haraqisë, por sipas tij, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë që do ta inkriminonte atë për veprën penale për të cilën dyshohet.

“E kanë bastisur banesën e tij, kanë bërë kontrolle, por nuk kanë gjetur asgjë inkriminuese për këtë vepër penale. I kanë caktuar masën e ndalimit për 48 orë, unë kam bërë ankesë te gjyqtari, tash po presim.”- ka thënë avokati.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume