Spitali Klinik i Tetovës ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Dr. Maltina Ferati, e cila humbi jetën në një aksident tragjik.

Përmes një letre ngushëllimi, institucioni ka vlerësuar lart kontributin profesional dhe njerëzor të Feratit, e cila ushtronte detyrën e kryeshefes së Laboratorisë.

Nga Spitali Klinik i Tetovës theksojnë se Dr. Ferati ishte një pjesë e rëndësishme e institucionit, ku me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi shërbeu në kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve dhe pacientëve.

“Kujtohet jo vetëm për profesionalizmin e saj, por edhe për pozitivitetin, buzëqeshjen, mirësinë dhe gatishmërinë e vazhdueshme për t’u shërbyer të tjerëve”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Institucioni thekson se ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh te kolegët dhe bashkëpunëtorët, ndërsa kontributi dhe kujtimet e saj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së spitalit.

Në fund, Spitali Klinik i Tetovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

POSTIMI I PLOTE:

LETËR NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të koleges sonë të dashur, Dr. Maltina Ferati, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik.
Dr. Maltina Ferati ishte pjesë e rëndësishme e familjes sonë institucionale, ku me profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë e saj shërbeu me dinjitet në kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve dhe pacientëve. Në detyrën e saj si kryeshefe e Laboratorisë, ajo dëshmoi vazhdimisht seriozitet, kompetencë dhe përkushtim ndaj punës.
Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, jo vetëm për profesionalizmin e saj, por edhe për pozitivitetin, buzëqeshjen, mirësinë dhe gatishmërinë e vazhdueshme për t’u shërbyer të tjerëve.
Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë.
Në këto momente të rënda, në emër të Spitalit Klinik të Tetovës dhe të gjithë stafit, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.
U prehtë në paqe!
Spitali Klinik i Tetovës

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume