Një 19-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë fundjavës pas denoncimit se e ka sulmuar fizikisht babain e tij.
– Më 14.11.2026 në orën 21:00, oficerë policie nga SPB Kumanovë e privuan nga liria D.M. (19) nga Kumanova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht babain e tij, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shtojnë nga policia, pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet denoncimi përkatës.