Kohëzgjatja e procedurave, nga paraqitja e kallëzimit deri në marrjen e një vendimi nga Prokuroria Publike, nuk duhet të jetë arsye që qytetarët të hezitojnë të raportojnë veprat penale. Kështu deklaroi Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski.

Ai theksoi rëndësinë e raportimit të çdo rasti të dyshuar, pavarësisht nëse informacioni vjen nga qytetarët apo nga institucionet.

Sipas Saveskit, çdo rast i evidentuar që mund të përmbajë elemente të një vepre penale duhet t’i paraqitet prokurorisë publike kompetente, në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre ligjore.

Deklarata e tij vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes qytetarëve, institucioneve dhe organeve të drejtësisë në luftën kundër kriminalitetit, si dhe nevojën që dyshimet për shkelje ligjore të mos mbeten të paraportuara për shkak të pritjes së gjatë për epilog institucional.

Saveski u bëri thirrje qytetarëve që të mos dekurajohen nga kohëzgjatja e procedurave, por të raportojnë rastet pranë institucioneve kompetente.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume