ë bëhesh pjesë e njësisë elitare antiterroriste “Tigrat” nuk mjafton vetëm të jesh fizikisht i përgatitur. Kandidatët që synojnë t’i bashkohen kësaj njësie duhet të dëshmojnë karakter, disiplinë, vendosmëri dhe aftësi për të vepruar nën presion ekstrem.

Për përgatitjet dhe testimet e kandidatëve ka marrë informacione nga afër drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, i cili sot, së bashku me komandantin e njësisë, ka inspektuar procesin e trajnimit dhe përzgjedhjes së pjesëtarëve të ardhshëm.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë testimeve, përveç forcës fizike dhe qëndrueshmërisë, vlerësohen edhe vetëkontrolli dhe aftësia për të vepruar si ekip në situata me presion të lartë.

Gjatë vizitës, Janev zhvilloi edhe një takim pune me komandantin dhe udhëheqësinë e njësisë, ku u diskutuan gatishmëria operative dhe nevojat për përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve.

Ai vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të “Tigrave”, duke theksuar rezultatet e tyre në operacionet antiterroriste me rrezik të lartë, trajnimet e specializuara dhe garat vendore e ndërkombëtare.

“Përveç përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë, kontrollohen karakteri, disiplina, vendosmëria, vetëkontrolli dhe aftësia për veprim ekipor nën presion ekstrem”, thuhet në njoftimin e MPB-së.