Alarmet për bomba rikthehen në Gjimnazin e Tetovës! Vetëm gjatë ditës së sotme janë pranuar dy denoncime për mjete shpërthyese, duke detyruar evakuimin e nxënësve, profesorëve dhe stafit të shkollës. Policia ka kryer kontrollet në terren për të verifikuar rrezikun e mundshëm.

Ndërkohë, MPB njofton se ka arrestuar një 18-vjeçar nga fshati Radiovcë, i dyshuar për alarm të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është sekuestruar një telefon celular.

Drejtori i shkollës, Jeton Kamberi, thekson se alarmet janë rikthyer pikërisht në të njëjtën datë kur kishin filluar edhe vitin e kaluar. Hetimet pritet të zbardhin të gjitha rrethanat e rastit dhe nëse i dyshuari lidhet edhe me dy alarmet e sotme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume