Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i bëri thirrje të martën Izraelit që të heqë dorë nga politikat që dëmtojnë vendet fqinje, duke theksuar se ai nuk mund të garantojë sigurinë e vet në kurriz të tyre.

“Izraeli duhet ta kuptojë tani se nuk mund ta garantojë sigurinë e vet duke dëmtuar fqinjët e tij dhe duhet të heqë dorë nga kjo politikë”, deklaroi Fidan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm sirian, Asaad Hassan al-Shaibani, në kryeqytetin turk, Ankara.

Al-Shaibani theksoi gjithashtu rëndësinë e Sirisë për stabilitetin rajonal, duke thënë: “Stabiliteti i Sirisë është guri i themelit për stabilitetin e Lindjes së Mesme. Turqia, ndërkaq, është një partner i pazëvendësueshëm në ndërtimin e kësaj strukture”.

Fidan njoftoi gjithashtu se Turqia dhe Siria kanë arritur një marrëveshje për themelimin e një universiteti të përbashkët – Universiteti Turqi-Siri – në kryeqytetin Damask.

Duke komentuar interesin për “Aleancën e Mekës”, të cilën Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani e themeluan në gusht të këtij viti, Fidan tha: “Interesi i madh për Aleancën e Mbrojtjes të Mekës është një tregues i qartë i ndikimit pozitiv që përpjekjet tona të orientuara drejt paqes, mund të kenë në rajon”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume