Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Reynier, deklaroi sot se Komisioni Evropian është bërë objektiv i një sulmi kibernetik.

“Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e nevojshëm në përgjigje të fushatës kibernetike të zbuluar. Janë sulmuar sisteme të veçanta dhe, në përputhje me praktikën tonë të zakonshme, kemi njoftuar personat e prekur”, deklaroi Reynier, sipas Reuters.

Një përfaqësues i Bashkimit Evropian i tha “Politico” se Komisioni Evropian është bërë objektiv i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit mund të jenë rrezikuar një sasi e madhe të dhënash personale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume