Anjeza Rexhepi është emri që po spikat në botën e shahut. Me përqendrim, strategji dhe vendosmëri, ajo ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në garat komunale në fshatin Pirok, ndërsa në garat rajonale Poroj është renditur në vendin e dytë, në një konkurrencë ku morën pjesë 12 vajza.
Por suksesi i saj nuk ndalet vetëm te shahu!

Anjeza është edhe një nxënëse e shkëlqyer e klasës së nëntë në shkollën fillore „Sabedin Bajrami“. Ajo vjen nga një familje e arsimuar, ku dija, edukimi dhe përkushtimi janë vlera të rëndësishme.
Në një moshë kur shumë të rinj ende kërkojnë rrugën e tyre, Anjeza po dëshmon se talenti, disiplina dhe guximi për të sfiduar veten mund të të çojnë drejt majave.
Anjeza Rexhepi – 14 vjeçe një talent që nuk lëviz vetëm figurat në shah, por edhe pritshmëritë për brezin e ri!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume