Akuza të rënda janë ngritur ndaj ish-futbollistit turk, Gökhan Töre, i cili po përballet me denoncimin e bashkëshortes së tij, Buket. Ajo pretendon se 34-vjeçari e ka kërcënuar me armë zjarri, ndërsa ish-futbollisti i ka mohuar me forcë akuzat.

Nuk është hera e parë që Töre përfshihet në ngjarje të tilla. Në vitin 2014, ai u gjend në mes të një shkëmbimi zjarri në një klub nate, ku mbeti i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në atë rast, ai nuk kishte lidhje me konfliktin.

Një tjetër episod daton më 15 tetor 2013, përpara ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2014 mes Turqisë dhe Holandës. Sipas raportimeve, Töre hyri në dhomën e hotelit të shokëve të skuadrës, Hakan Çalhanoğlu dhe Ömer Toprak, duke i kërcënuar me pistoletë.

Pas këtij incidenti, tre futbollistët nuk u grumbulluan më kurrë së bashku në kombëtaren turke.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume