Fero e konsideron veten interpretuesin më të mirë live në historinë e muzikës shqiptare. Reperi e bëri këtë deklaratë në një postim në Instagram, ku foli për kalimin e artistëve shqiptarë nga klubet e natës te koncertet e mëdha dhe festivalet me bileta.

Sipas Feros, ky është një hap që skena shqiptare duhej ta kishte hedhur prej kohësh. Për të, prova e një artisti vjen kur del para publikut. “Hitet të bëjnë të famshëm, por performanca të bën legjendë”, shkroi ai.

Kur foli për koncertet e veta, Fero veçoi energjinë në skenë dhe lidhjen që krijon me publikun. Pikërisht aty e mbështet edhe vlerësimin për veten. “E konsideroj veten performuesin më të mirë LIVE në historinë e muzikës shqiptare”, u shpreh reperi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume