Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij gjatë vizitës së babait në Kosovë.

Përmes një statusi, Altin Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e familjes për solidaritetin dhe mbështetjen e marrë në këto momente të vështira.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi qëndroi në Kosovë për vizitë gjatë 4 ditëve të fundit, ndërsa familjarë, miq dhe qytetarë shprehën mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe.

Haga ia kishte miratuar vizitën në Kosovës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të gruas.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume