Në fshatin Peshtan të Ohrit, tre persona nga Manastiri kanë sulmuar fizikisht një burrë, i cili në krahë mbante fëmijën e tij të mitur. Gjatë sulmit, fëmija ka pësuar lëndime trupore.

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër Z.R. (47), O.R. (22) dhe A.R. (25), të gjithë nga Manastiri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë ndaj fëmijës”.

Ngjarja ka ndodhur më 23 gusht 2026, në fshatin Peshtan të Ohrit, kur të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht R.B., i cili në atë moment mbante në krahë fëmijën e tij të mitur. Gjatë sulmit, fëmija ka pësuar lëndime trupore.

Pas ndërhyrjes së shpejtë të zyrtarëve policorë, sulmuesit janë lokalizuar dhe privuar nga liria, njoftoi policia.