Gjithsej 786 automjete u kontrolluan, ndërsa te shoferët u konstatuan 373 shkelje të trafikut gjatë kontrollit aksional të djeshëm të Sektorit për Punë Trafiku pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e shtetit.

Në kuadër të kontrollit, të kryer në periudhën nga ora 08:00 deri në 13:00, 53 automjete u dërguan për kontroll teknik, ku te 14 prej tyre u konstatua papërshtatshmëri teknike, ndërsa në lidhje me automjetet u evidentuan 20 shkelje.

Përveç 373 shkeljeve te shoferët, u zbulua edhe një rast i veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal te një shofer pa patentë, si dhe 86 shkelje të llojeve të tjera, për të cilat u morën masat përkatëse ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume