Kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për president të Serbisë, të cilat do të mbahen më 27.12.2026.“Ndërtimi i institucioneve demokratike është detyrë e të gjithëve ne, veçanërisht e aktorëve politikë dhe medias. Ligjet e mira janë muret e shoqërisë sonë, dhe qytetarët e informuar janë zotërinjtë e vërtetë të komunitetit politik. Shpresoj që do të kemi një zgjedhje të vështirë midis kandidatëve kryesorë dhe programeve të tyre. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë të jenë të përgjegjshëm dhe të shkojnë në votime më 27 dhjetor, në mënyrë që vullneti i popullit të nxjerrë një President të Republikës me legjitimitet të fortë”- tha ai.Zgjedhjet presidenciale atje, duhet të shpallen jo më herët se 60 ditë dhe jo më vonë se 30 ditë para datës së mbajtjes së tyre.
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte shkurtuar mandatin dhe më 27 shtator kishte paraqitur dorëheqjen, me qëllim që të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare.Zgjedhjet parlamentare i fitoi Lista e Studentëve.Ende nuk dihet se kush janë kandidatët për president.Në Serbi ende nuk është formuar Qeveria e re.