Njësia e Punëve të Brendshme Dibër ka ngritur kallëzim penal ndaj E.Sh. (49) nga fshati Hame, për shkak të dyshimit se ushtronte transport publik pa licencë.
Sipas MPB-së, gjatë një kontrolli në rrugën “Elena Gjika” në Dibër, policia ndaloi një automjet “Škoda” me targa të Dibrës dhe konstatoi se drejtuesi kryente transport taksi të udhëtarëve pa licencën e nevojshme nga organet kompetente.
Rasti është proceduar me kallëzim penal, raporton Tetovasot.