Ejup Berisha
Nëse procesi aktual i zgjerimit të Bashkimit Evropian do të bllokohej ose ndjeshëm do të
vonohej, mund të merren në konsideratë disa alternativa për të ruajtur lidhje më të
ngushta midis BE-së dhe vendeve kandidate.
Integrim gradual pa pranim të menjëhershëm
Vendet kandidate mund të marrin gradualisht përfitime dhe të drejta të caktuara që
lidhen me anëtarësimin, varësisht nga reformat e zbatuara dhe përputhshmëria e tyre
me kriteret evropiane. Vendet kandidate mund të marrin pjesë më tepër në tregun e
vetëm evropian, programet kërkimore, politikat e energjisë, infrastrukturën dhe
mekanizmat e sigurisë, pa u bërë menjëherë anëtare të Bashkimit.
Një Evropë me shumë nivele
Bashkimi Evropjan mund të veprojë me nivele të ndryshme integrimi si shtete anëtare të
plota në nivelin e parë, vende të lidhura me tregun evropian në nivelin e dytë dhe
partnerë që marrin pjesë në bashkëpunimin politik dhe ekonomik në nivelin e tretë.
Bashkëpunimi i përmirësuar rajonal
BE-ja mund të zhvillojë më tej investimet, tregtinë, infrastrukturën, lëvizshmërinë e
qytetarëve dhe bashkëpunimin e sigurisë me Ballkanin Perëndimor.
Cilat janë pasojat për Ballkanin Perëndimor?
Për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën dhe
Hercegovinën, këto zgjidhje do t'u lejonin atyre të vazhdonin integrimin e tyre me
Evropën, edhe nëse anëtarësimi i plotë do të shtyhej.Megjithatë, një qasje e tillë mbart
me vete një rrezik si krijimin e një zone të ndërmjetme të vendeve ekonomikisht më afër
BE-së, por politikisht të privuara nga të njëjtat të drejta si shtetet anëtare. Prandaj, një
Plan B është i konceptueshëm. Ai mund të ruajë vrullin evropian dhe të parandalojë
izolimin e vendeve kandidate. Megjithatë, integrimi gradual nuk duhet të bëhet një
zëvendësim i përhershëm për anëtarësim. Ai duhet të përbëjë një hap kalimtar drejt
integrimit të vërtetë evropian.
Prandaj, pyetja themelore mbetet: a dëshiron Bashkimi Evropian të përgatisë anëtarë të
rinj për t'u bashkuar me të apo thjesht t'i mbajë fqinjët e tij në një marrëdhënie
partneriteti të privilegjuar?

Si BE mund tu ndihmon sheteteve kandidate për tu antarsuar në gjirin e saj

Bashkimi Evropian mund t'i ndihmojë shtetet e reja kandidate në procesin e
anëtarësimit përmes disa mekanizmave konkretë politikë, ekonomikë, financiarë dhe
institucionalë Si: Përmes ndihmës financiare, duke siguruar fonde dhe grante për
zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe modernizimin e shtetit.
-Duke siguruar ekspertizë institucionale, të ofrojë ekspertë dhe këshilltarë për përafrimin
e legjislacionit kombëtar me acquis-in e BE-së.
-Duke siguruar mbështetje për reformat, të ndihmojë në forcimin e demokracisë,
sundimit të ligjit, gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit.
-Të lejojë qasje në tregun evropian ,për ta lehtësuar integrimin gradual të ekonomive të
vendeve kandidate në tregun e përbashkët evropian.
-Të ofrojë mbështetje politike dhe diplomatike për ta ruajtur perspektivën e qartë të
anëtarësimit dhe të ndërmjetësojë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve.
-Të mundësojë përgatitje për anëtarësim duke ndihmuar në hapjen dhe mbylljen e
kapitujve negociues, përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e standardeve evropiane.
Një çështje shumë e rëndësishme është edhe kjo BE-ja nuk duhet vetëm të kërkojë
reforma nga vendet kandidate, por duhet edhe t'u ofrojë mbështetje konkrete të njejtave
për realizimin e tyre. Kjo do të thotë se procesi i zgjerimit duhet të jetë një partneritet me
përgjegjësi të dyanshme, Kështu vendet kandidate duhet ti përmbushin kriteret, ndërsa
BE-ja duhet të garantojë mbështetje, besueshmëri dhe perspektivë të qartë anëtarësimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume