Toshkovski paralajmëron: Nuk do të lejojmë incidente për Ditën e Flamurit Shqiptar, policia është e përgatitur
Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masa maksimale për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar. Këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ua urgoi festën qytetarëve shqiptarë dhe bëri thirrje që festimi të kalojë në një atmosferë të qetë dhe familjare.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Rrugore në Vetëqeverisjen Lokale, Toshkovski tha se policia është e përgatitur të përballojë të gjitha sfidat, veçanërisht, siç tha ai pas informacioneve dhe postimeve në rrjetet sociale për incidente të mundshme gjatë festimit.
“Dua të jem i pari që ua uroj Ditën e Flamurit Shqiptar bashkëqytetarëve tanë. Qoftë për të mirë, qoftë për të bukur. Do të dëshiroja t’u them që të kenë një ditë të bukur, një ditë të gëzuar, ta kalojnë me të afërmit e tyre dhe me familjet e tyre”, tha Toshkovski.
Ai theksoi se MPB-ja nuk do të lejojë shkeljen e rendit dhe qetësisë publike, as rrezikimin e sigurisë në trafik, duke shtuar se edhe gjatë festimeve të mëparshme ka pasur incidente.
“Nuk do të lejojmë shkeljen e trafikut dhe rrezikimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Do t’i lutja të gjithë ata që duan ta festojnë këtë ditë, ta bëjnë këtë në përputhje me të gjitha protokollet e parashikuara, brenda një atmosfere normale, familjare dhe të bukur me të afërmit e tyre, madje edhe me ata që mendojnë se duhet ta festojnë”, theksoi ministri.