Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Siç njoftojnë nga presidenca e Maqedonisë së Veriut, “Siljanovska-Davkova theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë miqësore dhe karakterizohen nga komunikimi i hapur ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe nga bashkëpunimi intensiv ekonomik, tregtar dhe kulturor”.
Që të dy presidentet kanë vlerësuar lartë pjesëmarrjen e grave në Samitin e Brdo-Brionit, duke potencuar nevojën për bashkëpunim me të gjerë dhe intensiv në arsim dhe shkencë.

“Të dy presidentet përshëndetën përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave në takimin e sotëm, ndërsa si profesoresha theksuan nevojën për bashkëpunim më të gjerë dhe më intensiv në fushën e arsimit dhe shkencës. Presidentet vlerësuan se fqinjësia e mirë është një parakusht i rëndësishëm për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në Procesin Brdo-Brioni shohin një instrument të domosdoshëm për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe sigurimin e një perspektive të qëndrueshme evropiane”, përfundojnë nga Presidenca.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume