Gabon rëndë kur i jep të drejtë vetes të thuash asnjëherë për diçka. Karakteri unitar i shtetit, po, është, duhet respektuar kushtetuta, por nga ana tjetër karakteri unitar i shtetit nënkupton edhe dygjuhësinë. Duhet respektuar pjesa e kushtetutës, ku thubet që gjithashtu edhe gjuha tjetër që e flasin mbi 20% e popullatës është zyrtare. Dhe nga ana tjetër jo të nisni me këto lojërat e komisionit të Venedikut e të tjerë e të tjerë. Por sido që të jetë pak në lidhje me pyetjen e parë, sepse ndërlidhet te pyetja e dytë. Të ndalim te pyetja e dytë. E vërtetë është që balancuesi si mekanizëm është dashur të hiqet. Dhe ne kemi propozuar dhe në qoftë se kishte dilema po, e kemi pasur përfaqësuesin tonë në qeveri asokohe dhe të sillet ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por jo ligj i cili përveç titullit ka ligj për përfaqësimin të drejtë dhe adekuat dhe s’e rregullon dot as përfaqësimin dhe as asgjë. Përkundrazi, ka për qëllim që ta bllokojë komplet përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Dhe po, duhet të ketë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Unë kam propozuar ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ndërsa unë ju pyeta për përgjegjësinë politike, a ju keni kërkuar ministrave që t’u kërkojnë drejtorëve, qoftë edhe në Tetovë, siç thoni ju. Por ju i merrni shembujt veç atje ku janë shqiptarët dhe pastaj thoni nuk dua që t’i ndaj qytetarët në shqiptarë dhe maqedonas dhe komunitete të tjera. A vazhdimisht këtë gjë bëni? Nuk janë punësuar më tepër se gjashtë-700 shqiptarë gjatë kësaj periudhe tre vjeçare. Aq është numri. E në ndërkohë, gojën e keni plot meritokraci. Dhe tash, për dy ose tre ditë në procedurë parlamentare na sillni ligj për transferimin e vendeve të punës nga përkohshëm në të përhershëm, apo jo? Cilin meritokraci merrni për bazë kur do e propozoni këtë ligj ju shumica parlamentare? Meritokracinë e libresës partiake? Cili është numri dhe a do respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat kur ta sillni këtë ligj? Kjo është meritokracia sipas jush, të cilën mundoheni që ta përdorni si argument, vetëm për të forcuar tezat e juaja, që keni veç në qëllim. Të hiqni kuotat etnike dhe të na ktheni, nuk e di ku. Nuk i shërben ardhmërisë së vendit kjo. Prandaj hiqni dorë nga këto ligje të cilët mund…
– Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare