Policia po vepron për katër raste të dhunës në familje në Tetovë, Koçan, Ohër dhe Negotinë, ku janë raportuar sulme fizike ndaj bashkëshortes, vëllait, djalit të mitur dhe një gruaje 19-vjeçare.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër një 44-vjeçari nga Tetova, i dyshuar se më 1 shtator, pas një konflikti, e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Kallëzim penal është ngritur edhe kundër një banori 33-vjeçar të Koçanit, i cili, sipas kallëzimit, më 5 nëntor e ka sulmuar bashkëshorten dhe i ka bërë kërcënime.

Në Ohër, një grua 19-vjeçare ka raportuar se më 27 nëntor është sulmuar fizikisht në shtëpinë e bashkëshortit të saj të paligjshëm nga ai, nëna dhe babai i tij. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Në Negotinë, më 28 nëntor pas mesnatës është privuar nga liria një burrë 42-vjeçar, pas denoncimit se e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur, duke përdorur objekt metalik. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Negotinë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se për rastet do të ndjekin kallëzimet përkatëse pas dokumentimit të plotë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume