Një pamje mbresëlënëse dhe plot emocion ka ardhur nga nxënësit e shkollave të Tetovës me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit shkruan Tetovasot.

Në një organizim simbolik, nxënësit kanë krijuar me cadra kuqezi flamurin shqiptar dhe emrin TETOVA, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm respekti, krenarie dhe dashurie për simbolin kombëtar.

Aktiviteti i të rinjve tetovarë vjen në kuadër të festimeve të Nëntorit dhe tregon përkushtimin e brezit të ri për të ruajtur kujtesën historike dhe vlerat kombëtare.

Pamja ku mijëra ngjyra kuqezi krijojnë flamurin në hapësirën publike është një dëshmi e atmosferës festive që mbizotëron në Tetovë në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume