Agit Kabayel dhe Nelson Hysa kanë dhuruar një moment simbolik në përfundim të peshimit zyrtar, duke formuar me duar shqiponjën shqiptare, në prag të duelit për titullin botëror WBC në kategorinë e rëndë të boksit.
Boksieri shkodran, i cili konsiderohet i pafavorizuar përballë kampionit gjerman, është shprehur i gatshëm të
“Më pëlqen ky rol, sepse kur të fitoj, do të jem surpriza e madhe”, deklaroi Hysa.
Në peshimin zyrtar, Kabayel regjistroi 106.9 kilogramë, ndërsa Hysa 113.1 kilogramë. Gjermani ka 27 fitore në po aq ndeshje, ndërsa shqiptari është gjithashtu i pamposhtur, me 25 fitore, 23 prej tyre me nokaut.
Përballja do të zhvillohet më 28 nëntor në “Merkur Spiel-Arena” të Düsseldorf-it, para më shumë se 50 mijë spektatorëve. Dueli kryesor pritet të nisë rreth orës 22:30 dhe do të transmetohet në DAZN.