Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)
Gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup, qytetarë shqiptarë janë ndaluar nga pjesëtarë të policisë, të cilët u kanë kërkuar dokumentet personale për kontroll.
Sipas informacioneve dhe fotografive që ka siguruar redaksia e TetovaSot, policia ka ndaluar disa qytetarë shqiptarë që mbanin flamurin kombëtar shqiptar, duke kryer kontrolle të dokumenteve të tyre.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme, në kohën kur shqiptarët në Shkup po festonin Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, me aktivitete të ndryshme festive dhe me flamuj kuqezi.
Kujtojmë se festa në Shkup u përqendrua kryesisht në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarë të shumtë u mblodhën për të shënuar 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Deri në këto momente nuk ka një sqarim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me arsyet e ndalimit dhe kontrolleve ndaj qytetarëve.
