Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë disa zona të qarkut të Dibrës, duke sjellë ngrica dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Problematika raportohet kryesisht në aksin Bulqizë–Peshkopi, ku prania e akullit në rrugë dhe mjegulla e dendur kërkojnë kujdes nga drejtuesit e mjeteve.
Ngrica janë raportuar edhe në zonat e Kalasë së Dodës dhe Sllovës.
Ndërkohë, në aksin Klenjë–Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në një segment prej rreth 7 kilometrash.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore ku temperaturat e ulëta favorizojnë krijimin e akullit në rrugë.