Kamarieri 21 vjeçar i një lokali te Pallati i Kulturës ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve.

Kamarieri ka marrë plagë në kokë, ndërsa thotë se nuk mban mend se si ka rrjedhur situata.

“Orgen Hajderi, nuk mbaj mend fare si më gjuajtën, unë isha te puna. Nuk e mbaj mend fare çfarë më ka vrarë. Jam 21 vjeç, nga Kuçova, nuk e mbaj mend fare. Kam dhimbje”, është shprehur ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume