Në atmosferë madhështore festive, mes flamujve kuqezi, këngëve shqipe dhe emocioneve kombëtare, VLEN për disa ditë me radhë shënoi Festat e Nëntorit.

Festimet u ndërthurën me shënimin e 22 Nëntorit- Ditës së Alfabetit, 28 Nëntorin- Ditën e flamurit dhe 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Shkup, simbolit të qëndresës, identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Manifestime ku historia, tradita dhe krenaria shqiptare u bashkuan në një festë të përbashkët, duke dëshmuar se ato mbeten simboli që na bashkon, kudo që jetojmë.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume