Një video e realizuar me inteligjencë artificiale nga fotografja Rezarta Shkurta ka prekur zemrat e publikut. Përmes saj, ajo ka sjellë një moment imagjinar, por tejet emocionues, mes Roelit, djalit të Shpat Kasapit, dhe babait të tij të ndjerë.

Në video, Roeli shfaqet pak më i rritur, teksa në një peizazh të mbuluar nga bora takon të atin dhe e përqafon fort. “E mbajta fjalën, Shpat”, shkruan Rezarta krahas pamjeve, duke e kthyer këtë krijim në një kujtim simbolik që Roeli mund ta ruajë gjithë jetën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume