Policia ka identifikuar personin që gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policor në Tetovë.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve përkatëse, është përcaktuar identiteti i personit.

Ai është thirrur në bisedë informative në stacionin policor, në prani të prindit, me qëllim të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume