Pandemia ka ndikuar në jetën tonë, por a keni menduar ndonjëherë të punoni në një vend tjetër? Me kaq shumë punë që po zhvendosen në internet, puna në distancë është tani më e lehtë se kurrë.

Stili i jetesës dixhitale është rritur vitet e fundit dhe shumë vende priren të tërheqin punonjës të huaj. Expat Insider ka renditur vendet më të mira për të punuar, bazuar në sondazhet e kryera me emingratët që tashmë jetojnë atje.

Tajvani

Në vitin 2021 Tajvani zuri vendin e parë në Indeksin e Punës jashtë vendit. Të anketuarit ishin të kënaqur me sigurinë në punë – me 83 për qind të kënaqur përgjithësisht, në kontrast me 61 për qind ndërkombëtarisht.

Shumica e të anketuarve ishin të kënaqur me orët e tyre të punës (74 përqind) ndërsa dy në pesë nuk mund të ishin më të lumtur me punën e tyre – që është gati dyfishi i mesatares ndërkombëtare.

Zelanda e Re dhe Republika Çeke

Zelanda e Re doli në vendin e dytë, ndërsa Republika Çeke u rendit e treta. Vendi i Evropës Lindore ka qenë vazhdimisht në tre vendet e para dhe merr vlerësimin më të fortë në kategorinë e punës dhe kohës së lirë. Më shumë se katër në pesë persona (82 për qind) janë përgjithësisht të kënaqur me orët e tyre të punës dhe 80 për qind janë të kënaqur me jetesën atje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume