— Dikush sikur është i interesuar të shkaktojë kaos!Shprehja e lirë nuk është lejimi për fyerje dhe kërcënime mbi baza të ndryshme .Njerëzit e ditur dhe mirë të edukuar nuk kanë nevojë të etiketojnë të tjerët.Një intelektual i mirë , një ekspert i mirë sigurisht së nuk merret më punë të tilla të dëmshme për individ, familje dhe për shoqërinë në përgjithësi.Unë po shkruaj për ata të cilët po na shkaktojnë dëme duke futur përqarje pa asnjë nevojë. Neve duhet të angazhohemi të ndërtojmë mirë shoqërinë tonë , jo ta përmbysim ate…

Skënder MULLIQI

Njerëzit të cilët viteve të 90-ta ishin në anën e njejtë, sot nuk janë.Në këtë ndarje mbi baza të ndryshme , po ndikojnë shumë njerëz më paraqitje të tyre jo parimore.Me kalimin e kohës kjo përqarje po ndodhë edhe për shkak të rrjeteve të ndryshme sociale .Këtu edhe njerëzit po i bëjnë’gjyq “ njëri tjetrit.Ne vend që orjentimi të jetë në mirësjellje dhe kuptim të ndërsjellë, për diqka të vlefshme për shoqëri dhe për shtet, energjia po shpenzohet në gjera të pavlefshme , duke etiketuar njëri- tjetrin deri në tradhëti kombëtare.Ende nuk është kuptuar seriozisht , së sa është i dëmshem kur humb besimi i ndërsjellë.Po shfrytëzohen foltorët e ndryshme dhe interneti për tema të cilat i përqajnë njerëzit mbi bazat individuale , familjare dhe partiake .Qasja në internet po bëhët në të shumtën e rasteve në mënyrën më të keqe të mundshme.Po etiketohen madje edhe po kërcënohën njerëzit pa kurrfarë baze.Po shërbehen më dezinformata, manipulime , gjysem të vërteta .Po paraqiten në mënyrë anonime por edhe të hapur, që në fakt nuk dihet së kush po i drejton , kush po i financon , dhe interesat e kujt i përfaqësojnë.Dikend e sulmojnë më etiketa të ndryshme madje linquese, dikend e ngrisin lartë edhe pse në të shumtën e rasteve nuk e njohin të parin as të dytin.Nganjëherë i ngrisin lartë njerëzit për të cilët para disa vitësh askush nuk ka ndëgjuar për ta .Nuk thëm që ka gjithmonë qëllime të këqia në paraqitje , por në të shumtën rasteve po.Do të ishte shumë naïve nese konstatojmë së nuk ka manipulime në rrjete sociale .Duket së ka edhe kompani të organizuara.Ekziston edhe propaganda politike.Po dëshirohet nga disa të krijohet përshtypja së ata paraqesin interesat e popullit.Po natyrisht së ka edhe të tillë, që nuk kan lidhje më askënd.Por, sidoqoftë dëmi po shkaktohet për shoqërinë e re të Kosovës.Dikush sikur është i interesuar të shkaktojë kaos!Shprehja e lirë nuk është lejimi për fyerje dhe kërcënime mbi baza të ndryshme .Njerëzit e ditur dhe mirë të edukuar nuk kanë nevojë të etiketojnë të tjerët.Një intelektual i mirë , një ekspertë i mirë sigurisht së nuk merret më punë të tilla të dëmshme për individ, familje dhe për shoqërinë në përgjithësi.Unë po shkruaj për ata të cilët po na shkaktojnë dëme duke futur përqarje pa asnjë nevojë. Neve duhet të angazhohemi të ndërtojmë mirë shoqërinë tonë , jo ta përmbysim ate.Askush nuk ka nevojë për “gjah” dhe për armiq.Por për miq.Po shkruaj këto radhë se ndoshta do të pushohet një ditë për të kërkuar armiq të ndësjellë.Ne kemi armikun tonë shekullor serb i cili nuk pushon ditë dhe natë për të futur përqarje në mes nesh.Sigurisht së na nevoiten njerëz të cilët do ti shërbejnë unitetit , të cilët preferojnë dijën , dhe të cilët lënë pas veti vepra të mira.Të dallojmë kritikën parimore , nga ajo për qëllime të caktuara qoftë politike apo për qëllime të tjera.Dihet së nuk është gjithësecili që mendon ndryshe armik i Kosovës.Nuk është gjithësecili armik që plason pyetje të pa përshtatshme për dikënd.Nuk është gjithësecili i cili kritikon politikanët armik i votuesve të tyre.Shoqëria e cila humb aftësinë për dialog normal , shpejt e humb aftësinë e aktivitetit të përgjthshem. Koasi iu hyn në funksion më shumë njerëzve të pa punëtor dhe problematic.Kush nga e keqja ka ndonjë dobi? Askush.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume