Një lopë u fut në një restorant në Oklahoma të SHBA-së duke shkaktuar telashe, njoftoi Upi. Autoritetet policore dolën në vendin e ngjarjes për ta hequr kafshën “problematike”, derisa ekipi i restorantit tha se nuk e panë se nga iu erdhi.

Me humor, Policia shkroi në Facebook se e intervistuan lopën dhe mësuan se “kishte dëgjuar për supën dhe sallatën e Olive Garden”. Ajo u kap në mënyrë të sigurt dhe u zhvendos, derisa nuk u bë e ditur se e kujt është.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume