Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 31 vjeçari nga Franca është arrestuar për shkak të vjedhjeve në tre banesa në Komunën Qendër të Shkupit.

Sipas policisë, ndaj A.Zh.M (31) nga Franca ka dyshime të bazuara për për kryerjen e veprës penale vjedhje në tre banesa në Komunën Qendër.

“Zyrtarët policorë të SP Qendër pranë SPB Shkup, dje arrestuan nga liria A.ZH.M (31) për shkak të dyshimeve të bazuara për vjedhje të rëndë në tre banesa në Komunën Qendër, ndërsa rastin e tij e ka prokuroria”, thonë nga policia e Maqedonisë.

Ndërkaq gjykatësi i Gjykatës Themelore në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume