Të shtunën në Shkup në ceremonin e prezantimit të dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, kur u lexua letra e Xhevës drejtuar Fehmi Lladrovcit në burg lideri i Bashkimit Demokratik për Integim (BDI) – Ali Ahmeti shfaqi emocion, shkruan PRESSonline.mk

Për këto emocione njerëzore, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka shkruar se janë pasqyrë jetës së tij në disa rreshta.

“Kur u lexua letra e Xhevës drejtuar Fehmi Lladrovcit në burg, ky titan i kombit, boshti i forcës tonë kolektive, shfaqi emocion, ngase një jetë e tërë u pasqyrua në disa rreshta dorëshkrim. Punoi ti zbulon dosjet e shërbimit sekret dhe sot, kur ato u zbardhën, shfaqën çiltërsinë e tij të kristaltë, bardhësinë si bora dhe rolin e tij titanik e protagonist në zhvillimet e katër dekadave të arta të kombit tonë. Për Ali Ahmeti do të shkruan historia!”, ka shkruar Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume