Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022, ishin 1.22 miliardë euro.

Gap thotë se Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021”, thuhet në njoftim.

“Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca (40%).”.

Tutje, ky institut ka bërë të ditur se vërhet një rritje e pranimit të dërgesave nga fillimi i pandemisë.

“Nga viti 2020, kur kishe filluar pandemia Covid-19, vërehet një rritje e pranimit të remitencave përmes agjencive për transfer të mjeteve dhe rënie e remitencave përmes kanaleve jo-zyrtare (sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume