Një vajzë 12-vjeçare është pranuar në Mensa, një shoqatë ndërkombëtare për njerëzit me dhunti, e themeluar në Angli, më 1 tetor 1946, nga Roland Berrill dhe Lancelot Ware. Ajo arriti të hynte në këtë shoqatë falë një testi inteligjence, i cili zbuloi se vajza ka një koeficient intelektual më të lartë se sa Albert Ajnshtajn.

Vajza quhet Anwita Patil, nga Mançesteri (Mbretëria e Bashkuar). Ajo regjistroi 162 pikë, më e larta e mundshme në kategorinë e saj të moshës, duke e vënë atë përpara shkencëtarëve që konsiderohen të kenë një IQ rreth 160.

Prindërit e Patil, duke folur për “Manchester Evening News”, thanë se ishin të mahnitur nga inteligjenca natyrore e vajzës së tyre. Duhet të theksohet se fëmija ka dy referenca të shkëlqyera: babai i saj, i cili është konsulent për NHS në Mançester dhe nëna e saj, e cila ka një doktoraturë në matematikë, shkruan cnn.

Të impresionuar nga aftësitë e vajzës, prindërit e saj vendosën që Patili të bënte testin, i cili përbëhet nga dy pjesë: e para vlerëson aftësinë gjuhësore, ku ajo mori 162 dhe e dyta, që vlerëson vetëdijen vizuale dhe hapësirën, ku mori 140.

Pasi shënoi notat më të larta në një nga testet, ajo ishte në gjendje t’i bashkohej Mensa-s, shoqërisë më të vjetër dhe më të madhe të inteligjencës në botë, e cila pranon vetëm njerëz që mund të dëshmojnë se kanë një IQ të lartë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume