Abdulselam Selami, zëvendësdrejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e BDI-së e lëshon këtë pozitë, për të drejtuar një tjetër institucion.

Siç mëson Klan Maqedoni, Selami do të drejtojë Byronë për Metrologji, të cilën deri tani e ka drejtuar Merita Mustafai, nga e njejta parti.

Në pozitën e Abdulselam Selamit në DAP pritet të vijë kuadër i Aleancës për Shqiptarët, të cilët këtë pozitë e fituan pas marrëveshjes për t’iu bashkuar shumicës qeveritare./KlanMacedonia

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume