Policia në Strumicë ka zbuluar një plantacion ilegal me kanabis dhe ka arrestuar dy persona, 34 dhe 30 vjeç, nga Novo Sello.

Sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, policët që morën pjesë në aksion qëndruan dhe fjetën disa ditë në terren, me qëllim kapjen në flagrancë të kultivuesve.

Në parcelën në zonën “Matnik”, në atarin e fshatit Sekirnik, janë sekuestruar 680 kilogramë bimë kanabisi. Hetimi ka treguar se një pjesë e prodhimit ishte destinuar për tregjet jashtë Maqedonisë së Veriut.

Toshkovski tha se të arrestuarit do të përballen me drejtësinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume