Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës minimalisht 1:0 në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes, Edon Zhegrova i dha mendimet e tij për këtë fitore.
“Ishte ndeshje shumë e vështirë, Irlanda ka lojtarë mjaft kualitativ. Në fund ia arritëm qëllimit. Shumë pozitive që e nisëm këtë kampanjë me fitore. Mundohesha të gjeja hapësirat e mira, e rëndësishme është fitorja. Do ta studiojmë Austrinë dhe do të shkojmë për fitore. Me grupin dhe lojtarët që kemi mendoj se do ta arrijmë vendin e parë në grup”, tha Zhegrova.