Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës minimalisht 1:0 në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes, Milot Rashica i dha mendimet e tij për këtë fitore.

“Ndeshja e parë e kemi ditë që do të jetë e vështirë sepse janë fizikisht të fortë dhe të mirë në lojën në ajër. Fati nuk ishte me ne, por arritëm në fund të shënonim. Kam fol me trajnerin i kam tregu që jam i gatshëm 10 minuta, prej fillimit, sido që të jetë gjithmonë gati për Kosovën”, tha Rashica.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume